Gruaja hyn në shtëpinë e Robert De Niros për ti vjedhur dhuratat poshtë pemës së Krishtlindjes
Një grua 30-vjeçare u kap duke vjedhur dhuratat e vendosur poshtë pemës së Krishtlindjes së Robert De Niros.
Një grua hyri në apartamentin e Robert De Niros në Upper East Side të Nju Jorkut herët këtë mëngjes dhe u përpoq të vidhte dhuratat e vendosura nën pemën e Krishtlindjes së aktorit, raportuan burime policore dhe media lokale.
Oficerët e panë gruan të hynte në bodrumin e ndërtesës në East 65th Street rreth orës 2:45 të mëngjesit dhe përcaktuan se ajo kishte hyrë në shtëpi, tha zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut.
30-vjeçarja ishte e njohur për autoritetet nga arrestimet e mëparshme për vjedhje dhe policia e kapi në vend teksa vidhte në banesë, shtoi ai.
Sipas ABC News, gruaja po i fuste dhuratat që ishin nën pemën e Krishtlindjes në një çantë.
De Niro, 79 vjeç, ishte në shtëpi kur dëgjoi zhurmën dhe zbriti atje ku ishte pema.
Gruaja u shoqërua nga policia dhe pritet të akuzohet.
Shanice Aviles, 30 vjeç, buzëqeshi para kamerës ndërsa policia e nxori atë nga stacioni i 19-të i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, rrugës për në gjykatën e Manhatanit.
Gruaja nga Manhattan, e cila ka një histori të "arrestimeve të shumta me vjedhje", u akuzua në mënyrë të ngjashme për veprën e saj të fundit, tha policia.
Për momentin nuk është e qartë nëse ajo përfaqësohet nga një avokat.
Stan Rosenfeld, një përfaqësues për De Niro, tha se ai nuk kishte asnjë koment për rastin përveç se sulmi ndodhi në një shtëpi që ylli kinematografik e kishte marrë me qira përkohësisht.

