Autobusi turistik grek me 48 persona në bord aksidentohet në Rumani, 1 i vdekur, 24 të plagosur
Një i vdekur dhe 24 të plagosur është bilanci tragjik i aksidentit të trafikut në qendër të Bukureshtit në Rumani.
Autobusi me 48 grekë në bord, 47 pasagjerë dhe shoferi, u nis mbrëmë nga Volosi, ndaloi në Larisa dhe Selanik dhe mbërriti në Bukuresht në mëngjes.
Sapo kanë mbërritur në qendër, shoferi nuk e ka parë tabelën dhe për pasojë është përplasur me të.
Gjithashtu, siç njofton Ministria e Shëndetësisë e Rumanisë, një grua 30 vjeçe është në gjendje të rëndë, e intubuar, ndërsa në spital mbeten 21 të lënduar që pritet të dalin së shpejti.
Ministria e Jashtme greke në një njoftim për ngjarjen thotë se të lënduarit janë 24 dhe janë dërguar në spitale. Nga të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë.
Ata pasagjerë që nuk u lënduan në aksident ndodhen në një hotel.


