10 veshjet e yjeve që spikatën në 2022
Në tapetin e kuq për vitin e 22 spikatën 10 veshje sa ekstravagante aq edhe moderne dhe eksperimentale. Materiali në vijim ju njeh me personazhet e famshëm që thyen rrjetin.
Tapeti i kuq 2022, që shënon parakalimin e vipave në ngjarjet zyrtare, ishte i mbushur me momente të shumta të modës elegante, me eksperimente dhe lojë, me pak fjalë një vit për t'u mbajtur mend.
Fustani Marilyn Monroe i Kim Kardashian në “Met Gala” rezultoi më i diskutueshëm se të tjerët bashkë me kostumin lino të Brad Pitt-it dhe deri tek veshja e Julia Roberts, një fustan stiluar me foto të partnerit të saj në film, George Clooney.
Protagoniste e "The Batman", Zoe Kravtiz në premierën e filmit në New York mbante veshur një fustan korse, me një detaj gotik, së bashku me dy panele busti në formë siluete, symbol të rolit të Kravitz si Catwoman.

Në maj, të famshmit u prezantuan me temën e Met Gala, "Gilded Glamour". Fustani i Blake Lively ishte një triumf i padiskutueshëm dhe një homazh simbolik për arkitekturën e epokës së praruar të qytetit të Nju Jorkut.
Dizajni i personalizuar i Versace-s u bashkua fillimisht në një hark sateni të madh, i cili u zhbë për të zbuluar një fund të gjatë.
Këtë vit, pasi u bë e famshme në vitin 2021 ndërsa luante Princeshën Diana në sezonin e katërt të dramës "The Crown" të Netflix, Emma Corrin shkëlqeu në tapetin e kuq bashkë me Jada Pinkett Smith.
Aktori i "Call Me by Your Name" Timotheé Chalamet zbukuroi tapetin e kuq të Festivalit të Filmit të Venecias këtë vit me një kostum pa shpinë, me qafë, në ngjyrë të kuqe gjaku. Veshja e guximshme u bë virale, iu shtuar listës së veshjeve për meshkuj që sfidojnë kufijtë.
Lil Nas X's dhe looku i tij i paharrueshëm në “MTV Video Music Awards” dhe aktorja Zendaya më elegancën e saj Valentino do të jenë gjthashtu mes veshjeve që bënë historinë e modës për vitin 2022.
