Tronditet Parisi, tre të vrarë dhe 4 të plagosur, një në pranga (VIDEO)
Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në Paris.
Një burrë i moshës 69-vjeçare është arrestuar në lidhje me të shtënat në një qendër kulturore lokale kurde, tha departamenti i prokurorisë në kryeqytetin francez.
Motivi i të shtënave nuk ishte i qartë menjëherë.
“Një sulm me armë ka ndodhur. Faleminderit forcave të sigurisë për veprimin e tyre të shpejtë”, shkroi Emmanuel Gregoire, nënkryetari i bashkisë, në Twitter.
“Mendime për viktimat dhe ata që e panë këtë dramë”.
Policia e Parisit tha se po merrej me një incident në Rue d’Enghien përpara se t’i kërkonte publikut të shmangte zonën dhe oficerët e mbyllën zonën në lagjen e 10-të të kryeqytetit francez.
Policia franceze ka njoftuar se një person është arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në rue d’Enghien.
ALERTE - Fusillade à Paris : plusieurs blessés dans le 10eme arrondissement.
— Clément Lanot (@ClementLanot) December 23, 2022
Police sur place. Un suspect interpelé. pic.twitter.com/mbQFl2a0vf
Prokurorët e Antiterrorizmit thanë se po hetojnë të shtënat, por nuk kanë treguar ndonjë shenjë të një motivi terrorist.
Një dëshmitar i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se shtatë ose tetë të shtëna ishin qëlluar, duke shkaktuar kaos në rrugë.
Menjëherë pas incidentit, ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se do të udhëtonte për në Paris dhe do të vizitonte skenën e të shtënave “dramatike”, dhe gjithashtu konfirmoi se i dyshuari ishte arrestuar nga policia.
Ndërkohë, kryebashkiaku lokal i Parisit tha se një hetim mbi motivet e personit të armatosur vazhdon. Ai gjithashtu konfirmoi se të shtënat kishin ndodhur në qendrën lokale kurde.
Paris Ahmet Kaya Kürt derneğine yönelik silahlı saldırı gerçekleşti.
— Yusuf Alkan (@Alkan_Yusuf_) December 23, 2022
Bir kadın aktivist ve bir yurtsever silahla yaralandı
Yaralıların durumuna ilişkin bilgi yok, polis mahaleyi ablukaya aldı.
Kürtler Şuan dernek etrafında toplanıyor pic.twitter.com/WBYFyBFnnT
Sulmi ndodhi gati 10 vite pasi tre gra kurde u vranë në Paris në janar 2013.