Në dëborë e të ftohtë, reporteri nuk ndalet së ankuari live: Dua të jem në redaksi, me kondicioner

Në vend të transmetimit të tij të zakonshëm, reporterit sportiv Mark Woodley iu kërkua të mbulonte stuhinë e dimrit të ardhshëm në Waterloo.

Ai bëri disa lidhje direkte me emisionin e mëngjesit, por në vend që të merrej me motin, ai e shpenzoi kohë e tij duke u ankuar.

Ai madje thotë se mund të jetë një lojë kundrejt ij, pasi e kanë “detyruar” që të raportojë në të ftohtë, kur ai do të donte të ishte në studio me kondicioner.

Në një moment reporteri thotë se gati nuk po e ndjen më fytyrën e tij dhe se është i lumtur që i erdhi fundi raportimit.