Infermierët britanikë e nisin Vitin e Ri me grevë dy-ditore, kërkojnë rritje page
Infermierët britanikë do të zhvillojnë një grevë kombëtare dy-ditore në më shumë spitale në janar pasi konservatorët injoruan lutjet për të negociuar mbi pagën e tyre.
Greva 48-orëshe në Angli nga 18 janari do të jetë një përshkallëzim i mosmarrëveshjes nga Kolegji Mbretëror i Infermierisë pas një dekade shkurtimesh të pagave.
Sekretari i Shëndetësisë Steve Barclay është takuar dy herë me sindikatat dhe ka refuzuar të flasë për pagën, ndërsa mungesat e stafit dhe pagat e ulëta e bëjnë kujdesin shëndetësor të pasigurt.
Grevat do të zhvillohen në shumë punëdhënës të shërbimit shëndetësor në Angli. Në total, 70 punëdhënës të NHS (National Health Service) në Angli do të përballen me greva të infermierive.
Mbrëmjen e djeshme u njoftua gjithashtu se punonjësit e ambulancave, anëtarë të Unisonit, do të futen në grevë sërish për 24 orë më 11 dhe 23 janar.
Sindikata GMB ka pezulluar aksionin e planifikuar të grevës nga punonjësit e ambulancës më 28 dhjetor, por pritet të bashkohet me anëtarët e “Unison” më 11 janar.
"Qeveria kishte mundësinë t'i jepte fund kësaj mosmarrëveshje para Krishtlindjeve, por në vend të kësaj ata zgjodhën të shtynin stafin e infermierisë në të ftohtë dhe greva në janar.
në pritje të rezultatit të votimit, por RCN Skocia tani do të shpallë datat për aksionin e grevës në fillim të vitit të ri.

