Operatori i zjarrfikësve pranon ndezjen e 24 zjarreve: Doja të shpërqendroja veten nga depresioni

Një operator zjarrfikës është akuzuar pasi dyshohet se ka ndezur 24 zjarre në një pyll për t'u "dhënë djemve diçka për të bërë".

James Bartels, 50 vjeç, nga Patriot në Ohio, SHBA, pranoi para oficerëve se kishte ndezur qëllimisht zjarre për të shpërqendruar veten nga depresioni gjatë kohës së tij në Departamentin e Zjarrfikësve Vullnetarë të Township Greenfield.

I dyshuari, një dispeçer i 911, u arrestua të martën dhe u paraqit në gjykatë vetëm disa orë më vonë në Kolumbia pasi u akuzua për ndezjen e 24 zjarreve këtë vit.

Dokumentet e gjykatës zbuluan se një oficer i Shërbimit Pyjor të SHBA-së kishte për detyrë të hetonte mbi 40 zjarre të ndezura në tokën federale pasi dyshimet u rritën mbi sasinë e zjarreve të raportuara.

Bartels mund të përballet me deri në pesë vjet burg pasi ai u dyshua për ndezjen e zjarrit të parë në Prill 2022 në Pyllin Kombëtar Wayne - të cilin ai ua raportoi kolegëve të tij.

Gjykata e Qarkut e SHBA për Qarkun Jugor të Ohajos pretendon se ai ishte i pari që raportoi zjarrin në prill në orën 12:29.

Vetëm gjashtë muaj më vonë, një oficer policie vuri re kamionin Ford F-250 të Bartles, afër vendit të zjarrit në Cauley, më 29 tetor.

Në fillim të nëntorit të këtij viti, Bartles la punën e tij të dytë si operator 911 për Qarkun Galia.

Por vetëm pak ditë më vonë, më 8 nëntor, u ndezën të paktën 17 zjarre dhe makina e të dyshuarit u pa pranë dy prej zjarreve.