Meloni takon trupat ushtarake italiane në Irak, e surprizojnë me dhuratën e veçantë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Irak, ku është takuar me kryeministrin e këtij vendi Mohammed Shia Al Sudani.

Ajo është takuar dhe me trupat ushtarake italiane, pjesë e misionit të NATO e të koalicionit anti-ISIS.

"Jemi krenarë për ju, për sakrificat tuaja, e falë jush mbajmë kokën lart e ecim me hap të sigurt" deklaroi kreu i qeverisë italiane, Meloni, e cila u emocionua nga dhurata që ushtarakët italianë kishin përgatitur për të; flamurin italian me firmat e të gjithë ushtarëve në mision si dhe një mozaik me fotografinë e saj, ku çdo copëz përmban portretin e çdo ushtari italian në Irak.

Meloni takon trupat ushtarake italiane në Irak, e surprizojnë me