VIDEO/ Stuhia e dimrit në SHBA, 135 milionë njerëz nën alarmin e acarit
Stuhia dimërore në SHBA e cila po troket në prag të festave është duke shënuar record të uljes së temperaturave, ku në disa pjesë të vendit ato pritet të arrijnë në minus 45 gradë celcius. Më shumë se 135 milionë njerëz janë nën alarmin e të ftohtit që nuk është parë në dekada.
Ulja e temperaturave që po bën kërdinë në të gjithë SHBA-në dhe Kanadanë duket se po përkeqësohet. Ekspertët paralajmërojnë sestuhia e fuqishme dimëore në Arktit ka vendosur më shumë se 135 milionë njerëz nën alarmin e motit të fundjavës kur përkon edhe Krishtlindja.
Stuhia pritet të përfshijë perëndimin deri në jug, në kufirin SHBA-Meksikë dhe Florida. Aeroportet kryesore kanë anulluar mijëra fluturime pasi stuhia pritet të intensifikohet.
Sipas sinoptikanëve, i ftohti mund të sjellë Krishtlindjen më të akullt në dekada.
Shërbimi kombëtar i motit tha temperaturat prej -45 gradë Celcius janë të mundshme deri në fund të kësaj jave, në disa pjesë të vendit.
Ata paralajmëruan se edhe në zonat kryesore të metrosë, si qyteti i Des Moines, ngrirja do të jetë një rrezik i madh.
Meteorologët thonë se stuhia e dimrit mund të shndërrohet në një "ciklon bombë" deri të premten.
Cikloni i bombës është një term që i jepet një stuhie shpërthyese që intensifikohet me shpejtësi, me presionin e saj qendror të ajrit që bie me të paktën 24 milibar në 24 orë.
Presidenti Joe Biden, në një konferencë në Shtëpine e Bardhë tha se kjo nuk është si një ditë me dëborë kur keni qenë fëmijë, është diçka serioze.
Masa ajrore e Arktikut parashikohet të sjellë erëra të forta dhe temperaturë prej-9.4C) në El Paso, Teksas, ku emigrantët e sapoardhur pa dokumente po flenë në rrugët e qytetit.
Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në pritje të stuhisë.
Kërcënimi i përmbytjeve dhe bllokimi i akullit "do të bëjnë shumë kërdi në komunitetin tonë", tha ajo. Bllokimi i akullit ndodh kur copa të mëdha akulli bllokojnë rrjedhën e një lumi dhe mund të shkaktojnë përmbytje.
Guvernatorët e Kentakit, Karolinës së Veriut, Virxhinias Perëndimore, Gjeorgjisë dhe Oklahomas kanë shpallur gjithashtu gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa Ëisconsin shpalli një "emergjencë energjetike".