Manipulim të shifrave të infektimit, Blinken i kërkon Kinës publikimin e të dhënave për COVID-19

Pas Alarmit të dhënë nga OBSh, se Kina po manipulon shifrat e të infektuarve nga Covid-19, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Kinës që të ndajë informacione për situatën.

Blinken sërish tha se SHBA-ja është e gatshme që t’i japë vaksina amerikane Kinës.

Pekini është varur nga vaksinat e prodhuar në vend, që shumë ekspertë ndërkombëtarë kanë argumentuar se kanë efekt më të vogël sesa vaksinat e prodhuara në SHBA.

Blinken, që planifikon ta vizitojë Pekinin në fillim të vitit 2023 teksa tensionet mes dy shteteve kanë filluar të bien, tha se SHBA-ja ka interes humanitar dhe interes të vetin që të kufizojë shpërthimin e COVID-it në Kinë.

“Çdoherë kur virusi shpërndahet apo lëvizë nëpër botë, ka mundësi që të zhvillohet një variant i ri, një variant që përhapet më tej dhe vjen na godet ne dhe shtetet tjera,” ka theskuar sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Kina, ku COVID-19 u zbulua për herë të parë tre vjet më parë, ka ndjekur një politikë të ashpër kundër virusit. Por, pas disa protestave gjatë këtij muaji, Pekini ndryshoi politikën e saj për koronavirus.