VIDEO/ Vajza e vogël futet në makineri për të vjedhur arushë, ngec brenda

Plani i një vajze katërvjeçare për të vjedhur arushë pelushi nga një makineri rezultoi dështim pasi ajo përfundoi duke ngecur brenda saj me një vinç të vogël mbi kokë.

“Partneri im ishte i tronditur, por unë fillova të qeshja,” tha nëna e saj Melanie Pike.

Ngjarja ndodhi teksa vajza ishte me familjen e saj në një pijetore në Airlie Beach, Queensland, Australi.

Vajza Poppy u përpoq të kapte disa arushë pelushi nga një makineri por , tentativa për grabitje shkoi keq pasi ajo u fut brenda në kutinë e xhamit dhe nuk po kuptonte se si të dilte jashtë.

“Vajzat po luanin jashtë dhe në minutën tjetër vajzat e mia binjake vrapuan brenda dhe thanë ‘mama, Poppy ka ngecur në makinën shitëse", tha Pike, e cila filmoi vajzën e saj.

Pamjet shoqëruese tregojnë vajzën e frustruar të ulur mes një grumbulli lodrash prej pelushi duke goditur xhamin si një Harry Houdini.

"Nuk do ta besonit," dëgjohet duke bërtitur Pike teksa përpiqej të përmbante të qeshurën. "Oh Zot. Si do të të nxjerrim jashtë?" i tha ajo vajzën së ngecur.

Fatmirësisht, mamaja ishte në gjendje ta nxirrte vajzën nga makineria.