Donte të zbukurohej për festa, gruaja dëshpërohet pas prerjes së flokëve

Festat e Krishtlindjeve është ndjerë gjatë gjithë dhjetorit. Me afrimin e ditës së madhe, ne të gjithë duam të dukemi sa më mirë. Por jo gjithmonë shkon sipas planit.

Në përpjekje për rregulluar flokët e saj përpara periudhës festive, Deanna Woodfield zgjodhi të priste balluke, por menjëherë u pendua për vendimin.

Deanna Woodfield në rrjetin e saj social në TikTok  ndau eksperiencën e saj pas prerjes së flokëve.

Ajo u shpreh:  "Unë kurrë nuk kam pasur një nga ato përvojat e tmerrshme të flokëve, dhe kërkova të pres balluke. O zot, as nuk dua të shikoj , është kaq e tmerrshme, është kaq e tmerrshme."

"Çfarë është kjo? Nuk di çfarë të bëj. Është kaq e tmerrshme", shton Deanna pasi mes lotëve zbuloi balluket e saj tepër të shkurtra.

25-vjeçarja tregon se nuk u ankua për prerjen e flokëve ndërsa ishte në sallon.

Videoja ka mbi  4.1 milionë shikime .  Shumë ndanë simpatinë e tyre për Deanna.