Rama vazhdon gjuhën e rrugës në Twitter, i drejtohet me palaço Bardhit

Rama duket se e ka vazhduar gjuhën e rrugës edhe në Twitter duke iu rikthyer debatit të tij të sotëm me deputetin Gazment Bardhi.

Ai shkruan aty një copëz nga debati duke iu drejtuar Bardhit si palaço, ndërsa ai e akuzoi se do që të kapë Gjykatën Kushtetuese përmes oligarkëve.

Rama: Jetë parlamentare. Palaço: KM ka bërë presion mafioz mbi deputetët tanë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese me një emër!

Unë: Si mund të kemi bërë presion për një emër kur deputetëve tanë u është lënë liri zgjedhje mes tre emrash?

Palaço: Se je mafioz dhe mafiozët kshu bëjn!

Ndërkohë, pikërisht për këto shkëmbime ofenduese mes Bardhit dhe Ramës, Bardhi u përjashtuan nga Kuvendi, por jo Rama, edhe pse gjuha e tij ishte përtej ofendueses.