Ofendoi Bardhin, PD kërkon që kryeministri Rama të përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

Pas debatit të fortë mes kryeministrit Rama dhe deputetit demokrat Gazment Bardhi me fyerje dhe ofendime, PD kërkon përjashtimi edhe të kryeministrit.

Ishte nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ajo që e përjashtoi Bardhin, ndërkohë nuk bëri të njëjtën gjë për Ramën edhe pse gjuha e tyre ishte e ndërsjelltë.

PD bën me dije se duhen zbatuar rregullat e kuvendit dhe Rama për ato akuza ndaj Bardhi duhet të përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendit.

Dokumenti i kërkesës së PD-së është firmosur nga 7 deputetë të kësaj partie konkretisht: Alibeaj, Koreshi, Pampuri, Bano, Collaku, Mziu dhe Malltezi.

Ofendoi Bardhin, PD kërkon që kryeministri Rama të

Ofendoi Bardhin, PD kërkon që kryeministri Rama të