Berisha “mbron” Bardhin: Rama jashtë çdo etike, e shndërroi foltoren në një tualet të gojës së tij
Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar edhe sherrin mes kryeministrit Edi Rama dhe deputeti Gazment Bardhi.
Berisha tha se Rama është jashtë çdo morali dhe etike, duke përdorur një fjalor prej ordineri që shfryn ndaj deputetëve të opozitës.
Berisha shtoi se duhet t'i jepet fund tolerancës ndaj një njeriu që përdor një fjalor të tillë dhe shndërron këtë foltore në një tualet të gojës së tij.
Berisha: Ky është jashtë çdo morali, të çdo etike, shpërthen me një fjalor të padenjë, të një ordineri, të garantoj që parlamenti do të ketë zhvillime të paparashikueshme, ju e lejoni atë të shfryjë si ordiner kundër deputetëve të Opozitës. Unë e kuptoj që ai është brutal dhe i dhunshëm në krahun e tij, në mbledhjen e qeverisë, në takimet e ngushta, por këto janë brenda familjes tuaj, kur shtrihen në Opozitë, mund të bëhen shkak të konflikte të shumta.
Ndaj, duhet t'i jepni fund tolerancës ndaj një njeriu që përdor një fjalor të tille dhe shndërron këtë foltore në një tualet të gojës së tij. Kjo nuk është zgjidhja, zgjidhja është t'i mbyllësh gojën një ordineri. Zonja kryetare, po e çoni parlamentin drejt katastrofës.
