Reagon Bardhi: Rama u shpërfytyrua nga të vërtetat, oligarkët e tij duan Dvoranin në Kushtetuese
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pas sherrit që kishte me kryeministrin Rama në Kuvend, ku kaluan edhe në ofendime personale.
Bardhi shkruan se shqetësimi që ai ngriti sot ishte serioz, kjo solli shpërfytyrimin e Kryeministrit, i cili kaloi ne një gjendje robotike, ku vetëm nxirrte fyerje.
Ai shton se oligarkët e tij, dhe të fortët që ka nën hyqëm, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojnë deputetë e deputete për të siguruar vota për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese.
Bardhi: Shqetësimi që ngrita sot në Parlament është shume serioz. Dhe për shkak se është i vërtetë kjo solli shpërfytyrimin e Kryeministrit, i cili prej denoncimit që bëra, kaloi ne një gjendje robotike, ku vetëm nxirrte fyerje teksa hapte e mbyllte shishen e ujit pavetëdijshëm.
Fakti është se oligarkët e tij, dhe të fortët që ka nën hyqëm, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojnë deputetë e deputete për të siguruar vota për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese. Kjo është shumë e rendë. Tregon gjendjen e shtetit dhe demokracisë kur po hyjmë në vitin e 10 të qeverisjes së Ramës.
Çfarë bënte më shumë Coza Nostra në Itali. Ja këtë bënte. Caktonte gjykatësit e zyrtarët e lartë përmes lidhjeve politike e presionit. Kjo është drama e këtij vendi, jo fyerjet e Ramës, apo përjashtimi im nga seanca. Dhe, me thoni ju, si mund t'i drejtohem ndryshe, përveçse mafioz, kur ai vetë është në dijeni të plotë të këtij operacioni. Madje, bëhet nën kujdesin e posaçëm të Kryeministrit, siç ai ka qef ti emërtojë evjentet.

