Momentet më pikante, vizita e sotme e kryeministrit grek në zonat minoritare në FOTO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2022, 20:28

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis u prit në Himarë me flamuj e thirrje “Greqi…eja na mbulo".
Kreu i qeverisë helene vizitoi shkolla e kisha në Himarë e Finiq para se helikopteri ushtarak që përdori për të vizituar jugun e Shqipërisë ta zbriste në Derviçan.
Aty iu bashkua edhe homologu shqiptar.
Por ndërsa në 6 dhjetor në Tiranë u prit me valle shqiptare, këtë të enjte ishte ai që priti Ramën me valle e këngë greke.
Fotot nga LSA, Gent Shkullaku


















