Debate për Dvoranin, Alibeaj: Metodat që po ndiqen korruprive e mafioze, doni të “peshkoni” vota

Pas Gazment Bardhit edhe deputeti Enkelejd Alibeaj  thotë që maxhoranca kërkon ta sjell në votim të fshehtë në parlament zgjedhjen e kreut të Gjykatës Kushtetuese dhe ta ngatërrojë me atë të zgjedhjes së avokatit të popullit për qëllime korruptive.

Ai teksa i drejtohet Ramës thotë se ai nuk i ka votat e duhura për ë zgjedhur kandidatin që duan.

Enkelejd Alibeaj: Për të qartësuar diçka. E para për të zgjedhur një anëtar të Gjykatës Kushtetuese duhen 84 vota ti nuk i ke. Reforma në drejtësi thotë se kur nuk i ke votat dhe nuk i ke, zgjidhet ai që këshilli i emërimeve ka vendosur të parin. Pse ngulmoni ta fusni në votim dhe ta ngatërroni me avokatin e popullit. Nuk ke çfarë vendimi të marrësh. Ta sjellësh këtu ke vetëm një logjikë duke peshkuar ndonjë votë andje këndej. Asnjëherë nga ana jonë nuk është kërkuar një avokat populli për opozitën. Ne kemi bërë një gjë kandidaturat që kanë ardhur kanë ardhur në mënyrë transparente.  E gjitha bëhet vetëm për të peshkuar me metoda korruptive e mafioze, duke korruptuar procedurat.