Rama e lëshon fare, pyet Açkën a do të ruante qetësinë nëse do ti thoshte se ka bërë prostitucion në Holandë

Në tentativë për ti provuar deputetes Flutura Açka sesa sa i fyer dhe lënduar ndjehet kur opozita e etiketon me fjalët "hajdut, kriminel, mafioz", kryeministri Edi Rama zgjodhi një shembull tejet banal për analogji.

Pyetja që i shtroi deputetes ishte: "Nëse unë do t’ju thosha juve zonja Açka që keni bërë prostitucion në Holandë, do ishte detyra juaj që të çoheshit dhe të provonit të kundërtën? Do e ruanit ju qetësinë?"

Flutura Açka, i kërkoi që të ruajë qetësinë gjatë debateve në Kuvend.

Açka: Ju jeni këtu në rolin e njeriut që duhet të ekuilibrojë gjërat. Unë mbaj mend se sot zullumin e nisët juve, kur shatë këtë pjesë, e fyet si vulëhumbur. Një nga njerëzit që e mbani peng vulën tonë, e mbani ju. Ne jemi vulëhumbur, jemi deputet të rinj dhe mund të mos kemi eksperiencë. Kjo pjesë këtu, që njëherë e keni quajtur gojore, ka një gjë, nuk ka lidhje me SPAK-un.

Asnjë nuk bie si kokërr fiku këtu për shkak të SPAK-ut. Po të ishte SPAK-u SPAK, do të humbnit më shumë juve gjatë rrugës. Kujdes kur flisni në parlament, por ju e filluat sherrin sot, ndaj mbani përgjegjësinë. Unë mbaj një titull, “Mjeshtër i Madh”. Mund të ma merrni, për shkak të gjuhës time. Sa herë kam folur këtu, kam folur çfarë kam ndjerë. Në librin vetmitari, personazhi kryesor në një moment i bie një pasuri e madhe dhe një pushtet. Por i duhet të paguajë një taksë, të kqyrë pareshtur nga dritarja e dhomës së tij.

Rama: Arsyeja pse ndodhi kaq vonë, ishte pikërisht se u desh që ne të vinim këtu ku jemi, ne ta bënim këtë proces. Ju nuk keni qenë këtu e pranishme, ku pjesa më e madhe, mbante kokën poshtë. Erdhi këtu me ultimatum nga ata të cilët pastaj nxorrën non-grata, të parin e punës. Nuk kuptoj se çfarë lidhje ka kjo. Si mund të ngrihen akuza që janë frymë komuniste? Nuk ka një qindarkë të taksapaguesve shqiptarë në xhepat e familjes time. Atij që i akuzon, i takon të provojë akuzën. Këtu bëhet linçim i përditshëm.

Kulmi është kur ju shof që hidheni përpjetë, pse fyeni? Hajduta, kriminela, mafiozë që thoni ju, nuk është fyerje kjo? Kjo është bindje, tha ai Ballisti dje. Ti je i fshehur pas një kompanie offshore. Unë nuk di një emër tjetër. Ajo e ruajtjes së qetësisë, unë nuk e marr. Unë nuk kam ardhur këtu të ndryshoj veten. Unë përmirësoj veten në funksion të punës. Unë dua të jem po ai që jam. Unë nuk kam ardhur të bëjë sikur.

Unë atë që kam e them. Kur shoh përpara një palaço. Deri kur palaço të vërtetojë që nuk është një palaço, por është zotëruesi i provave dhe fakteve që unë jam mafioz. Nëse unë do t’ju thosha juve zonja Açka që keni bërë prostitucion në Holandë, do ishte detyra juaj që të çoheshit dhe të provonit të kundërtën? Do e ruanit ju qetësinë? Ju do iknit nga mendja, me të drejtë dhe do thoshit gjëra që ishin shumë ekstreme. Se nëse unë e them këtë, unë duhet ta provoj se nuk mund ta them me bindje që ju jeni marrë me prostitucion në Holandë.

Është e njëjta gjë, ju flisni bullizim bullizim. Por a jeni dëshmitare se çfarë po ndodh këtu? Se mbase jeni dhe njëçik si natyrë letrare, e shkëputur, vini këtu shkruani dhe jeni në një realitet.  Këtu ngrihen dhe ulen të gjithë dhe thonë hajdut. Si ju duket juve kjo? Çfarë janë këto? Të ruajmë qetësinë? Derisa të ruhet qetësia?  Ju jeni mjeshtrja e madhe e punës, thatë. Është një dekoratë që ta mbani dhe ta gëzoni. Unë kam një certifikatë bojaxhiu.

Açka replikoi me Ramën për Holandën dhe i kërkoi të bënte kujdes me mënyrën se si fliste në parlament.

Açka: Po e nis nga fundi për këtë çështjen e prostitucionit në Holandë, po shkoj shpesh në Amsterdam, shkoj kur kam nevojë të purifikojë shpirtin edhe mendjen dhe për të parë Van Gogun, por edhe për të marrë copy-right për autorët që botoj në shqip. Po në ato raste kam shkuar është e vërtetë.

Po i kujtoj kryeministrit një rast kur ai ka shkuar jo si kryeministër në Holandë. Në shtëpinë time është një karrige ku jeni ulur ju në vjeshtën e vitit '98 atëherë keni qenë emigrant. Keni ardhur në shtëpinë tuaj me disa miq dhe keni pirë kafe në shtëpinë time. Është akoma atje në shtëpinë time ajo karrige.

Kur të bëni atë muzeun e nderimeve të mëdha mund të shkoni dhe ta merrni. Por të bëni kujdes kur flisni dhe kur fyeni të tjerët. Unë tek ju kam shpresuar shumë, por që nga 21 janari 2011 që ju i çuat njerëzit për të vrarë, që nga ajo ditë më keni zhgënjyer dhe ndaj unë mbaj këtë qëndrim.

Kreu i qeverisë ju përgjigj me ironi se e kishte vizituar Amsterdamin për shkak të lidhjeve kriminale që ka pasur në atë kohë.

Rama: Nuk kam pretendim se kam ndryshuar. Unë kam vetëm një këshillë. Atë mos t’ju shkoj mendja për keq, merreni atë fjalë si pjesë të retorikës së momentit. Për shpresat që keni pasur për mua, kur të largoheni nga Parlamenti do i shikoni gjërat më. Pse kam shkuar në Amsterdam? Përgjigja është për disa lidhje kriminale që kam pasur në atë kohë.