Fier, 40 vjeçari i vë flakën hyrjes së lokalit pas një sherri

Fier, 40 vjeçari i vë flakën hyrjes së lokalit pas
Lokali të cilit iu vendos zjarri

Një 40 vjeçar është arrestuar pasi i ka vënë flakën me lëndë djegëse lokalit të një shtetasi për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen "Apollonia", Fier, kishte rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit S. M., kanë shkuar mënjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.   

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Policisë, është identifikuar autori i dyshuar i kësaj ngarjeje, shtetasi A. S.  

"Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka hedhur pas mesnate, një sasi të vogël lënde djegëse, në lokalin e shtetasit S. M., dhe e ka ndezur atë. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesa hyrëse e këtij lokali.," njoftoi policia.     

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".  

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Fier, 40 vjeçari i vë flakën hyrjes së lokalit pas

Fier, 40 vjeçari i vë flakën hyrjes së lokalit pas

Fier, 40 vjeçari i vë flakën hyrjes së lokalit pas