Premtimi i Këlliçit: Do shqyrtoj një moratorium për 6 muaj ose 1 vit për lejet e ndërtimit në Tiranë

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se po shqyrton një moratorium për ndalimin e ndërtimeve në Tiranë.

Ai tha se nuk mundet që para zyrës së kryetarit të bashkisë të Tiranës të ngrihet një kullë me 7 kate pa leje dhe kryetari nuk di gjë.

Këlliçi: Jam duke shqyrtuar një moratorium për 6 muaj apo një vit derisa të behët një audit i lejeve të ndërtimit që janë dhënë në Tiranë. Nuk mundet që para zyrës së kryetarit të bashkisë të ketë një kullë me 7 kate pa leje dhe kryetari nuk di gjë. Nuk mund ta besojë njeri këtë.

Lejet frenohen sepse nëse bëhet një audit i plotë i lejeve, dhe nëse është shkelur leja stopohet leja. Nëse procedurat ligjore janë të ligjshme, unë nuk jam kamikaz dhe ta godas sikurse e bën bashkia dhe qeveria. Bashkia jep leje për kulla, sepse i miraton.

Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.