Këlliçi: Kur erdhi Veliaj tha se ka 8 mijë apartamente stok, sot ka 40 mijë, 10% vdesin nga ndotja e ajrit

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se ai do të bëjë dëgjesa me banorët për kullat shumë katëshe.

Ai tha se kur Veliaj erdhi në bashki tha se kishte 8 mijë apartamente stok, ndërsa theksoi se sot janë 40 mijë dhe në rritje.

Këlliçi: Unë e kam edhe pjesë të programit dëgjesat me qytetarët dhe duhet parë, nëse komuniteti është dakord që një objekt me 40 kate. Një rast i fundit është në rrugën e Kavajës ku janë dhënë 40 kate. Nëse komuniteti është dakord, por ama nëse është kundër ajo atakohet në Gjykatë dhe frenohet kjo histeri. Tirana ka nevojë që të zhvillohet edhe në periferi, sepse shërbimet i marrin vetëm ata brenda vijës së verdhë.

Veliaj ku u zgjidh kryetar tha se do të frenojë lejet e ndërtimit sepse kishte 8 mijë apartamente stok, ndërsa sot është 40 mijë dhe vazhdon të rritet. Ndërkohë, nga Banka Botërore thuhet se 10% e popullsisë së Tiranës vdes nga ndotja e ajrit. Imagjinoni se në çfarë kushtesh jetojnë banorët e Tiranës.

Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë ora 20:45 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.