KFOR-i ndihmoi zhvendosjen e nëntë policëve të sëmurë nga Jarinja e Bërnjaku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2022, 22:17
KFOR-i ka njoftuar se në 11 ditët që kur janë vendosur barrikadat në veri në rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, ka ndihmuar të zhvendosen nëntë policë të Kosovës që gjendeshin në pikat kufitare.
KFOR-i për kohën ka treguar se policët nuk kishin qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
“KFOR-i është në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe për ta përkrahur kemi transportuar me tokë 9 policë të cilët janë ndjerë të sëmurë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për media të KFOR-it.
Policët janë transportuar ditët e fundit, raporton koha.net.
Në veri vazhdon qëndrimi i barrikadave, ndërsa në mbrëmjen e të martës është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në Lagjen e Boshnjakëve.
