Serbi-Kosovë bisedime në Zvicër, media zvicerane nxjerr prapaskenat për tensionet në Veri

Zvicra po ndërmjetëson  në prapaskenë midis Serbisë dhe Kosovës dhe kërkon të parandalojë që konflikti në Veri të Mitrovicës të mos përshkallëzohet më tej. Mediat zviceriane theksojnë se këto diskutime larg syrit të publikut janë të rëndësishme, për fakti që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të shkëmbejnë rregullisht pikëpamjet për çështjet politike dhe të ndërtojnë besim mes tyre.

Gazeta zvicerane “NZZ am Sonntag” raporton se Zvicra po ndërmjetëson në mënyrë diskrete në prapaskenë midis Serbisë dhe Kosovës dhe kërkon të parandalojë që konflikti të përshkallëzohet më tej.

Ajo bën me dije se në mes të nëntorit Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) i Zvicrës priti përfaqësues të të dy vendeve në Zvicër.

“Një takim i tillë ka ndodhur një javë pas tërheqjes së serbëve nga institucionet kosovare”, konfirmon zëdhënësja e FDFA-së, Elisa Raggi, e cila për arsye konfidencialiteti, nuk thotë saktësisht se ku janë zhvilluar bisedimet. FDFA sqaron se ky takim nuk ishte një rast i izoluar.

Që nga viti 2015, Zvicra ka mbështetur Bashkimin Evropian, i cili është përgjegjës për dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me instrumentet e veta plotësuese.

Ky diskutim larg syrit të publikut është i rëndësishëm në mënyrë që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë të shkëmbejnë rregullisht pikëpamjet për çështjet politike dhe të ndërtojnë besim.

“Kjo lejon kontakte të drejtpërdrejta diskrete, për shembull, për të parandaluar shpërthimin e dhunës”, thotë FDFA për NZZ.

Përveç kësaj, idetë mund të testohen, të cilat më pas do të përfshihen në negociatat zyrtare, shkruan gazeta zviceriane.