Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe të Jarinjës, trupa amerikane në zonë

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe

Disa protestues serbë janë përleshur të dielën me forcat policore të Serbisë afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë- në anën e territorit serb - teksa kanë protestuar si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Protestuesit kanë thyer kordonin policor, mirëpo zyrtarët policorë më pas kanë formuar një kordon të ri më afër kufirit.

Policia është parë duke e ndaluar një person.

Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Sërpska e Bosnje-Hercegovinës.

Në mesin e tyre është edhe Damjan Knezheviq, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë "Patrulla Kombëtare" nga Serbia.

Në disa pamje të publikuara në platformat online, protestuesit dëgjohen duke insistuar që t’i afrohen pikës kufitare, ku shihen pjesëtarë amerikanë të misionit të NATO-s, KFOR.

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në anën serbe