Rrëmbehen 2 gra të komuniteti serb në veri të Kosovës, dërgohen në Serbi

Dy gra të komunitetit serb janë rrëmbyer në veri të vendit.

Ato dyshohet se janë rrëmbyer nga agjentë sekret të Serbisë.

Kështu bënë me dije Kosova Press duke pohuar se të dy viktimat janë nëna.

Mësohet se rrëmbimi i tyre ka ardhur si pasojë e qërimit të hesapeve mes bandave kriminale serbe dhe interesave politike. 

Po sot është raportuar se në veri të vendit janë rrëmbyer edhe katër persona të tjerë, e të cilët janë dërguar menjëherë në Serbi.

Sipas këtyre burimeve, viktimat janë D. N. , V. I., B. P. , dhe D. S., (emrat e njohur për redaksinë), të cilët pas rrëmbimit janë dërguar menjëherë në Serbi.

Maska dhe xhipa të zi, ndërsa deri tash nuk dihet motivi i rrëmbimit të tyre.