Nis ‘lufta’ Micotaqis-Cipras/ Opozita kritikon ndihmën e qeverisë: Vota për 30 euro

Afro 6 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, opozita greke ka sulmuar ashpër qeverinë e Micotaqis për ndihmën e dhënë së fundmi për familjet. Syriza e Aleksis Cipras thotë se qeveria po kërkon të blejë votën e qytetarëve për 30 euro.

Ndihma populiste e Qirjako Micotaqis është kritikuar ashpër nga opozita e Aleksis Cipras.

Lideri i opozitës e ka quajtur vendimin e qeverisë helene për të mbuluar koston e familjeve për ushqime në kuotën e 10%-ve të turpshme dhe si një iniciativë për të fituar vota.

"Edhe për një mashtrues politik si Kyriakos Mitsotakis, ajo që bëri sot është e tepërt. Zoti Mitsotakis kërkon të blejë votën popullore për 30 euro pas 15 muajsh fitimi të ndyrë. Turp dhe vetëm turp për këtë përpjekje vulgare për të mashtruar shoqërinë greke," tha ai.

Kryeministri Micotaqis njoftoi Kuvendin të shtunën se nga shkurti shteti do të mbulojë 10% të kostove të supermarketeve për të gjithë qytetarët.

Opozita renditi edhe listën e rritjes së çmimeve për produkte të ndryshme, duke kritikuar qeverinë se inflacioni ka nisur rritjen prej 16 muajsh, ndërsa ndihma jepet 4 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

"Me mashtrimin e rëndë, kryeministri i përgjimeve tregon se sa e përbuz dinjitetin e qytetarëve grekë. Përgjigjen do ta marrë në kutinë e votimit. Koha po vjen,” tha ai.

Zgjedhjet e përgjithshme në Greqi pritet të mbahen verën e vitit të ardhshëm.

Vendi po përballet me krizë ekonomike, të cilën SYRIZA e udhëhequr nga Aleksis Cipras do të përpiqet ta vendosë në krye të fushatës për rrëzimin e Nea Dimokratias së Qirjako Micotaqis.