Mediat greke: Vrasja e 2 shqiptarëve mund të ketë lidhje me vrasjen e Edmond Papaj, u humbën 700 kg drogë

Sipas informacioneve nga mediet greke, vrasja e 2 shqiptarëve në Athinë mund të ketë lidhje me trafikun e drogës dhe dyshohet se vrasja ka qenë një mesazh.

Ndërkohë aty përmendet edhe vrasja biznesmenit Edmond Papa në Tiranë, i cili ishte pronar i komplekseve hoteliere në Sarandë. Autoritetet thonë se shohin një lidhje mes tre viktimave.

Gjithashtu, vlen të theksohet se autoritetet shqiptare raportuan se pak ditë më parë humbi një ngarkesë prej 700 kg hashash, për të cilën ishte përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë.

Nga ana tjetër 2 viktima kishin kryer burg në Greqi pikërisht për trafikim lëndësh narkotike. 

Dy burrat me origjinë shqiptare që u qëlluan për vdekje nga ai që dyshohet se është vrasës me pagesë. 

42-vjeçari që u ekzekutua gjakftohtë me katër plumba ishte arrestuar më parë për drogë, armë, grabitje dhe kontrabandë. Ai kishte dalë nga burgu me kusht.

Madje, ai dyshohet se njihej në zonë për aktivitetin e tij dhe marrëdhëniet me restorante dhe klube nate. Të njohurit e quanin "koleksionist".

44-vjeçari tjetër shqiptar që mori një plumb në gjoks dhe përfundoi në spital kishte angazhuar policinë për raste droge dhe lojëra të paligjshme bixhozi.

Në të njëjtën kohë, frika nga hakmarrja është gjithmonë e hapur në raste të tilla, por autoritetet greke deklarojnë se janë në gatishmëri për të parandaluar çdo veprim të tillë.

Momenti i vrasjes së 2 shqiptarëve në Athinë ishte tronditës. Ekzekutuesi gjakftohtë shkarkon me qetësi pistoletën mbi dy viktimat e tij në më pak se 5 sekonda.

Pamjet e kamerave të sigurisë kapin një nga klientët që ngrihet nga tavolina dhe vrapon drejt rrugës me personin e armatosur që përpiqet të arratiset.

“Dy nga të afërmit e mi dëgjuan të shtënat, vrapuan në një dyqan poshtë, mbyllën qepenat derisa erdhi policia. Kishte kaos, të gjithë vraponin”, thonë dëshmitarët okularë.