Gjykata e Lartë e Londrës e konsideron të ligjshëm dërgimin e azilantëve në Ruanda
Gjykata e Lartë e Londrës e ka konsideruar si të ligjshëm planin e Britanisë për të dërguar azilkërkues në Ruandë. Një fluturim i planifikuar për dëbim në qershor u bllokua nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Mbretëria e Bashkuar ka planifikuar të dërgojë mijëra emigrantë që mbërritën në vend nga deti, në Ruanda, e cila është rreth 6,400 kilometra larg nga brigjet e saj.
Kryeministri britanik Rishi Sunak ka njoftuar planet për të frenuar emigracionin e paligjshëm.
Administrata e tij dëshiron të rifillojë fluturimet për në Ruandë, pavarësisht kundërshtimit nga partitë e tjera politike, si dhe nga organet ndërkombëtare si OKB-ja.
Vendimi do të vendoset nga gjyqtarët Jonathan Swift dhe Clive Leëis dhe do të jepet në orën 10:30 me orën lokale, konfirmon BBC.