ARGJENTINË-FRANCË NË FINALE/ Maroku reziston dhe lufton por kampionët triumfojnë (VIDEO)

Finalja e dytë rresht dhe e katërta në 24 vitet e fundit në Kupën e Botës ku Franca kërkon trofeun e tretë të historisë për t’u rreshtuar pas Brazilit, Gjermanisë dhe Italisë. Nuk ka më surpriza në këtë botëror, Maroku largohet me kokën lart duke humbur një gjysmëfinale që për mënyrën se si luajtën skuadrat në fushën e lojës, nuk do të kishte vjedhur asgjë nëse do të kishte shënuar një apo më shumë gola.

ARGJENTINË-FRANCË NË FINALE/ Maroku reziston dhe lufton por

Ndeshje shumë e fortë në aspektin fizik, përplasje të shumta në mesfushë dhe dy skuadra në një ndeshje heroike por në fund Franca festoi me fitoren 2-0. Fillimisht Theo Hernandez dhe në pjesën e dytë Kolo Mouani në topin e parë të prekur duke vendosur një rekord botëror.

Sulmuesi i Francës që zuri vendin e Dembele vetëm pak sekonda më parë, shënoi golin e dytë në “Al Bayt” që vendosi në “kasafortë” fitoren e Francës në një ndeshje shumë të rrezikshme për të besuarit e Didier Deschamps, të cilët vuajtën për rreth 40 minuta por më pas fituan me cinizëm.

Kupa e Botës tashmë regjistron një precedent të parë për një finale të panjohur, Argjentinë-Francë. Dy skuadrat në kërkim të trofeut të tretë, me shumë mundësi edhe në kërkim të lavdisë për dy yjet e tyre, Messi dhe Mbappe ku njëri prej tyre mund të fitojë edhe Topin e Artë por sot është shumë herët për të bërë llogari të tilla. Të dielën në orën 16:00, Argjentina dhe Franca do t’i japin ketij botërori shoë-n final që meriton futbolli.

Didiet Deschamps mund të bëhet trajneri i dytë që fiton dy Kupa Bote rresht pasi një gjë të tillë e ka bërë rreth 90 vite më parë italiani Vittorio Pozzo.