Messi me dorën te bicepsi? Pamjet trembin tifozët argjentinas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2022, 19:22
A e rrezikon Messi finalen e Kupës së Botës. Në Argjentinë ka një fije dyshmi pas pamjeve që vetëm për pak momente u shfaqën në ndeshjen kundër Kroacisë, ku sulmuesi dhe kapiteni bardhekaltër mbante me dorë bicepsin e djathtë femoral.
Skenë që u duk qartë në minutën e 18 të pjesës së parë dhe disa çaste më vonë edhe pse “pleshti” mori përsipër ekzekutimin e penlltisë që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 34.
Në fund të ndeshjes, vetë Messi qetësoi tifozët duke theksuar se ndihet mirë dhe nuk ka asnjë problem por mjekët mbeten diskretë dhe nga kampi argjentinas nuk rrjedh asnjë informacion në lidhje me gjendjen e liderit.
