“Ronaldo pa dinjitet përballë Marokut”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2022, 12:21
Pavarësisht eleminimit në çerekfinalen e Kupës së Botës, Cristiano Ronaldo vazhdon të përbëjë lajm. Momentalisht ai po përjeton çaste të tensionuara edhe për faktin që nuk po gjen një skuadër Championsi ku të vazhdojë karrierën ndërsa me sjelljen e tij gjatë Katar 2022 ka lënë shumë për të dëshiruar. Ai që e shënjestron për këtë është ish-lojtari gjerman, Dietmar Hamann.
“Mendoj se Maroku ka qenë skuadra më humane në këtë botëror. Cristiano Ronaldo as nuk i uroi pas kualifikimit në gjysmëfinale. Maroku e fitoi atë ndeshje dhe arriti diçka historike dhe ai nuk pati as dinjitetitn t’i uronte ata për atë sukses.
I patë marokenët? U shtrënguan duart francezëve. Dinjiteti që treguan në humbje është diçka e pabesueshme”.
