Cristiano Ronaldo rikthehet në stërvitje te fusha e Realit 4 vite pas largimit

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez rikthen në Valldebebas ish-sulmuesin Cristiano Ronaldo rreth 4 vite pas largimit të tij.

Luzitani momentalisht pa skuadër pas largimit nga Manchester United ka kërkuar qe të stërvitet për të mbajtur trupin në formë dhe qëndra stërvitore e Realit është idealja për të.

Në një kohë që marrëdhëniet me agjentin Jorge Mendes mbeten të tensionuara pasi CR7 nuk ka arritur ende të gjejë një skuadër të kalibrit të tij, ai nuk e ndalon stërvitjen edhe pse pak ditë më parë mbylli aventurën në botëror.