Cristiano Ronaldo zgjeron bizneset, do të ndërtojë kompleksin në Madeira

Cristiano Ronaldo është gati të zgjerojë perandorinë e tij të biznesit me një projekt të pasurive të paluajtshme ku do të investojë rreth 50 milionë euro. 88 apartamente që do të ndërtohen në bashkëpunim me grupin Pestana në Portugali, shumë pranë qytetit të Madeiras.

Kompleksi do të ndërtohet në pronën pranë zonës Praia Formosa ku jeton prej vitesh edhe mamaja e tij ndërsa punimet do të fillojnë në muajin maj të vitit të ardhshëm.

Me grupin e biznesit Pestana, CR7 po bashkëpunon prej vitesh dhe kanë një marrëdhënie të ngushtë edhe në disa biznese që lidhen me hotelerinë dhe ndërtimet e në pjesë të ndryshme të botës.