Kosova aplikon zyrtarisht në BE, Kurti: Hap historik, Osmani: E vetmja alternativë

Liderët e Kosovës firmosën zyrtarisht aplikimin për anëtarësimin e vendit në BE. Ndërkohë që fazat e afrimit me unionin mund të zgjasin me vite, presidentja Vjosa Osmani tha se ky proces duhet ta bëjë Brukselin më të ndjeshëm ndaj problemeve e sfidave me të cilat ndeshet qeveria e Prishtinës. Albin Kurti duke e cilësuar aktin historik, tha se sfida i takon shtetit të Kosovës në përmbushjen e kushteve sa më shpejt.Kosova aplikon zyrtarisht në BE, Kurti: Hap historik, Osmani: E vetmja

14 dhjetori do të hyjë në historinë e Kosovës si dita kur Udhëheqësit e vendit nënshkruan zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky aplikim pritet të dorëzohet më 15 dhjetor në Republikën Çeke që mban aktualisht Presidencën e BE-së.

Presidentja Vjosa osmani theksoi se ky proces do ta afrojë Kosovën me BE-në, por apeloi që në këtë kuadër edhe unioni evropian të gjendet më pranë problemeve e sfidave të qeverisë së Prishtinës.

Statusi i kandidatit nënkupton pranimin formal të aplikimit të një vendi dhe jepet me vendim unanim të Këshillit Evropian.

Nga moment i aplikimit deri tek dhënia e statusit të vendit kandidat mund të kalojnë disa vite ndërkohë që negociatat e anëtarësimit janë hapi i dytë që nis vetëm pasi vendi kandidat i përmbush kriteret politike.

Negociatat fokusohen në përshtatjen e ligjeve të vendit kandidat me ligjet e BE-së dhe përfshijnë 35 kapituj që përbëjnë fazën më e gjatë në procesin e anëtarësimit.

Traktati i ratifikimit

Pasi 35 kapitujt të mbyllen unanimisht, BE dhe vendi kandidat nënshkruajnë traktatin e pranimit.

Ai më pas duhet të ratifikohet nga vendi kandidat dhe secili vend i BE-së, dhe në fund caktohet data zyrtare e anëtarësimit kur vendi bëhet anëtar me të drejta të barabarta i BE-së.

Kosova aplikon zyrtarisht në BE, Kurti: Hap historik, Osmani: E vetmja