Quajeni të çmendur nëse dëshironi po Regragui nuk vendos limite dhe kërkon finalen

Në prag të sfidës Marok-Francë që do të luhet të mërkurën në orën 20:00 në stadiumin Al Bayt, trajneri Walid Regragui bën një deklaratë të fortë.

“Jemi të uritur, dëshirojmë të shkojmë në finale dhe tifozët tanë janë të çmendur. Do të luajmë në shtëpi falë tyre. Nuk duhet të përqëndrohemi vetëm te Mbappe sepse për fatin tonë te keq, Franca ka shumë lojtarë të tjerë të mirë si Griezmann apo Giroud. Kjo nuk përbën fare ndryshim për ne sepse do të luajmë si përherë, si një skuadër.

Jemi një grup shumë i uritur dhe ambicioz por nuk jam i sigurt nëse kjo do të mjaftojë, shpresojmë që të jetë kështu. Duam ta ngremë Afrikën në majën e botës. Nuk jam i çmendur kur e them këtë. E di që do të jetë e vështirë sepse do të luajmë ndaj formacionit më të fortë të botës.

Në Al-Bayt do të jenë rreth 20 mijë marokenë. Aata janë tifozët më të mirë të botës dhe ne do t’i prezantojmë me të gjithë ata që do ta ndjekin këtë ndeshje. Unë kam edhe pasaportë franceze dhe ky është një nder për mua por ne jemi Maroku dhe tani nuk më intereson aspak kundër kujt luajmë. Duam të arrijmë në finale”.