Scaloni “hap derën” e largimit të Lionel Messit pas Kupës së Botës

Lionel Messi mund të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e fundit me fanellën e Kombëtares së Argjentinës. Në prag të gjysmëfinales me Kroacinë, trajneri Lionel Scaloni lë të kuptohet se aventura e kapitenit me fanellën bardhekaltër është drejt finishit.

“Nuk e di nëse Leo do të vazhdojë të luajë me Kombëtaren edhe pas Kupës së Botës. I gjithë vendi i ka mbështetur shpresat te ai. E vetmja gjë që ka rëndësi në këto momente është ndeshja me Kroacinë.

Të shikosh Messin që luan futboll nga pankina për mua është privilegj. Cilësitë dhe sjellja e tij janë një shembull për të gjithë. Gjithsesi, unë nuk habitem aspak sepse e njoh prej shumë kohësh dhe ka qenë përherë kështu. Ta kemi këtu me ne na mbush me krenari”.