VIDEO/ Myrto Uzuni nuk di të ndalet, shënon tjetër gol vendimtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2022, 22:26
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni shënon një gol me vlerë 3 pikësh në Segunda Division. Bomberi nga Berati i siguroi Granadas fitoren 1-0 në përballjen me Burgos.
Ndeshje shumë e rëndësishme për Granadan që ngjitet në vendin e pestë me 32 pikë ndërsa sulmuesi shqiptar forcon pozitat në krye të listës së golashënuesve me 10 realizime sezonale.
Shikoni golin;
