“Tifozët bëjnë ç’të duan” Ish-futbollisti Sokol Bulku rrëzon mitet mbi Katarin
Botërori 2022 ka kthyer sytë e një bote të tërë drejt Katarit.
Shpesh ky vend është atakuar si një vend me kufizime të rrepta në sjellje dhe liri.
Ish-futbollisti Sokol Bulku në “Katar 2022” në RTV Ora ndau eksperiencën e tij nga vizita në këtë vend.
Ai thotë i bindur se “tifozët janë të lirë të bëjnë ç’të duan”.
“Besoj se është brenda kornizave që bëqhet në një shtet normal siç mudn të bëhet në Amerikë, siç është bërë në Rusi ose siç bën Gjermania. Atmosfera ishte shumë e bukur, tifozët ishin të lirë. E theksoj se lajmet jo vetëm në Shqipëri por dhe në vende që ndoshta janë bërë xheloze që ndeshja është bërë në Katar tregojnë që nuk frekuentojnë alkoolin ose të tjera. Në bare tregtohet alkool. Në çdo lloj bari. Dhe në markete ble alkool. Po them që tifozët janë të lirë të bëjnë ç’të duan”, tha ish Sokol Bulku.
