Harry Kane: Nuk isha i përgatitur për dy penallti…

Zhgënjim i madh në radhët e Anglisë pas humbjes në çerekfinale me Francën. Harry Kane, njeriu që mund ta kishte çuar skuadrën minimalisht në kohën shtesë, flet në kanalin ITV për atë moment kur gaboi nga pika e bardhë.

“Krijuam shumë raste por ndeshjet e mëdha vendosen nga detajet. Dy penalltitë? Zakonisht përgatitesh për një në harkun e një ndeshjeje por kur të rastisin dy duhet të kesh një ide ku të godasësh dhe përgatitja në këtë rast nuk hyn fare, Sigurisht është një gabim që dhemb shumë sepse besonim se mund ta fitonim atë ndeshje, Si kapiten, marr përgjegjësitë për atë që ndodhi”.