Neymar ngushëllon shokët. Publikohen mesazhet në bisedat private
Një lider mbi të gjitha shfaqet në momentet e vështira dhe Neymar duket se e ka marrë këtë rol pas eleminimit të Brazilit nga Kroacia në çerekfinalen e Kupës së Botës. Në llogarinë e tij në Instagram, numri 10 ka publikuar përmbajtjen e bisedave që ka bërë me disa shokë të skuadrës, të cilëve u ka dhënë zemër pasi dështuan në lotarinë e 11-metërshave me Kroacinë.
“Kjo penallti nuk ndikon aspak në atë që unë mendoj për ty. Nuk e kisha menduar asnjëherë që ajo penallti do të na pengonte të vazhdonim rrugën por duhet të shikojmë përpara”, i shkruan ai mesfushorit të PSG, Marquinhos.
“Vëlla, unë ti dhe Dani Alves meritonim më shumë por duhet të ecim. Nuk mund ta besoj që kemi humbur dhe kur e shikoj në TV më vjen të qaj”, i shkruan Neymar mbrojtësit Thiago Silva.
“Të shkruaj për të të thënë që je i fortë. Është një nder që të shikoj të rritesh me Brazilin. Penalltitë i humbet vetëm ai që ka guximin t’i ekzekutojë. Unë jam gabuar shumë dhe kam mësuar nga të gjitha rastet. Dua të të falënderoj, jo për lojtarin por për njeriun që je. Do t’ia dhurosh në të ardhmen një kupë Brazilit”, thekson numri 10 në mesazhin dërguar Rodrygos.
