Egnatia i bën "surprizën" e hidhur Vllaznisë

Një tjetër fitore e skuadrave udhëtuese në javën e 13 të Kategorisë Superiore pas rikthimit nga pushimet. Egnatia kopjon Laçin dhe Teutën pasi me një gol të Fernandos në fundin e pjesës së parë, mori 3 pikë nga transferta e Shkodrës përballë Vllaznisë.

Ndeshje e luftuar në "Loro Boriçi" ku Latifi humbi një 11-metërsh duke zbehur shanset e skuadrës së Mirel Josës për të bërë diçka të mirë në këtë ndeshje ku Egnatias iu anulua edhe një gol tjetër në pjesën e dytë nga sistemi VAR për një faull në fillim të aksionit.

Me këtë fitore skuadra rrogozhinase ngjitet në kuotën e 21 pikëve në vendin e tretë duke zbritur në të pestin Vllazninë.