Bruno Fernandez me akuza të rënda: Pse arbitër një argjentinas?!

Mbrojtësi Pepe nuk është një zë i izoluar, në kampin portugez mendojnë se ka një komplot ndërkombëtar për eleminimin e luzitanëve në mënyrë që t’i hapet rrugë Lionel Messit drejt Kupës së Botës. Këtë e thotë lojtari kryesor i Manchester United, Bruno Fernandez sipas të cilit, tashmë të gjithë e kanë mësuar se si funksionon.

“Përpara ndeshjes e dinim shumë mirë se çfarë na priste dhe çfarë lloja arbitri do të na caktonin për ndeshjen me Marokun. Nuk e di nëse trofeun do t’ia japin Argjentinës, nuk më intereson por unë them atë që mendoj. Është shumë e çuditshme që drejtësi bëri një argjentinas, një vend që është ende në garë për trofeun. Nuk ka arbitra portugezë në këtë botëror por në ndeshjen tonë dërguan një nga Argjentina”.