Lorenco Vila flet pas golit që i shënoi Kukësit: Mirëpritëm trajnerin e ri Edi Martini

Teutës fitoi ndaj Kukësit me rezultatin 1-0.  Golin vendimtar të sfidës e shënoi Lorenco Vila në minutën 61.

Lorenco Vila në “Botërori Katar 2022” në RTV Ora tregoi më tepër rreth Realizimit të golit që id ha skuadrës së tij fitoren.

Lorenco Vila: Rubini pasoi mjaft bukur dhe Gruda ma dha topin e unë shënova.

Sa e vështirë ishte të merrnit 3 pikshin në Kukës?

Lorenco Vila: Të gjithë e dimë që fusha e Kukësit është tepër e vështirë. Ishte një ndeshje mjaft e luftuar dhe mendoj se bëmë më të mirë.

Vila foli dhe ër raportin me trajnerin e ri.

Lorenco Vila: Siç e dimë të gjithë trajneri i ri është pjesë e familjes së teutës pasi i ka dhënë shumë kupa. Dhe din ta motivojë mjaft ekipin. Na karikoi mjaft mirë dhe duhet të vijojmë në vazhdimësi.