Carlo Ancelotti për stolin e Brazilit, trajneri thotë “po”

Emri i Carlo Ancelottit ngjitet në majën e preferencave të drejtuesve të Federatës Braziliane të Futbollit. Tekniku kampion Europe është shprehur se në verë mund të lirohet nga Reali i Madridit për t’u bashkuar me Selecaon.

Lajmin e bën të ditur “UOL Esporte” që thekson se trajneri italian është kontaktuar që në muajin tetor dhe ka lënë të hapur një derë të vogël pas largimit të Tites. Ancelotti ka kërkuar të njihet me programin e federatës dhe ka garantuar se do të jetë i disponueshëm duke nisur që nga muaji qershor i vitit të ardhshëm kur t mbyllë sezonin me “Los Blancos”.

Presidenti i federatës, Ednaldo Rodrigues ka bërë me dije se opsioni i një trajneri të huaj është më i dëshiruari prej tij dhe nëse Ancelotti pranon, në stol deri në muajin qershor do të ulet një emër i përkohshëm.