Festa Olimpike që mblodhi bashkë mijëra nxënës në vend

Gert Shehu,Sekretar i përgjithshëm i KOKSh, Endrit Hoxha zv .Ministër i sportit dhe Indrit Çullhaj, Kampion në xhudo në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora folën rreth  festës Olimpike që mblodhi bashkë mijëra nxënës në vend.

Shehu tha se ishte hera e parë që “sporti merr një vëmendje të kësaj natyre”.

Gert Shehu: Pas një viti nga hedhja e idesë në letër erdhi realizimi i këtij projekti është një gjë që rrallë është folur aq shumë për sportin në një vit. Është hera e parë që sporti merr një vëmendje të kësaj natyre. Ka qenë një bashkëpunim me të gjithë kryetarët e bashkive. U bë e mundur që spektakli të arrihej me të vërtetë.

Prisnit që do të shkonte aq mirë?

Endrit Hoxha: E prisnim pasi është përgatitja e një viti e gjysmë. Falenderimi i parë është për Zotin. Kryeministri na ka ndihmuar shumë. Këtë vit kanë ndodhur mrekullia në sport sa u përket eventeve sportive dhe medaljeve që kemi arritur. Besoj se është bërë gjithçka me profesionalizëm.

Për Indrit Çullhaj ky organizim "është një gjë shumë e bukur dhe shton fuqinë e sportit".

“Dhe vitin e ardhshëm do të ketë shumë aktivitete për sportin”, tregoi Çullhaj.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.