“Çunat dhanë shpirtin!” Kadriu tregon gjithçka u tha gjatë ndeshjes Erzeni-Partizani

Erzeni ka surprizuar sërish në “Abissnet Superiore”.

Shijakasit treguan forcën e tyre dhe arritën të barazojnë në 3-3 në ndeshje me Partizanin në minutat e fundit të ndeshjes.

Në emisionin “Botërori Katar 2022” në “RTV Ora“,Florian Kadriu, futbollist i Erzenit tregoi përshtypjet  e tij rreth golit të tij të parë.

“Ne çdo ndeshje tregojmë karakter, siç edhe sot. Tregojmë shpirtin luftarak. Gjithë çunat dhanë shpirtin dhe ia dolëm. Goli i parë për mua. Kisha kohë që e prisja. Më nderoi Zoti dhe shpresoj të vazhdoj kështu.”

Gjithashtu tregoi dhe se si i motivuar trajneri gjatë ndeshjes.

“Profesori na tha ‘Bravo çuna! Treguat karakter’. Na lavdëroi shumë. Pas pushimit nga reshjet e breshërit, profesori na tha se ‘ndeshja nuk ka mbaruar ende. Luani, jepni maksimumin dhe gjithçka është e mundur. E përmbysëm me Vllazninë, mund ta bëjmë përsëri‘.”, tha  Kadriu.

“Minifaza na ndihmoi shumë në anën fizike. Unë personalisht ndihem më mirë sulmues krahu, ai është pozicioni im. Por në ndeshjet e fundit kam bërë rol defensiv më shumë“, tregoi ai.