Barazim me 6 gola në rrebeshin e Durrësit mes Erzenit dhe Partizanit
Barazim dramatik në Durrës mes Erzenit dhe Partizanit në ndeshjen që mbyll të dielën e Superiores ku kampionati elitar shqiptar është rikthyer pas ndalesës së botërorit.
3-3 në fund të një ndeshjeje që u ndërpre për shkak të breshërit në mesin e pjesës së dytë kur shifrat ishin fiksuar në 3-1 për të kuqtë të cilët u arritën në minutën e 99 nga një gol i Amir Kahrimaniovic nga pika e bardhë e 11-metërshit ndërsa në 6 minuta më parë Kadriu kishte shkurtuar difercncën në 3-2.
Ndeshja kishte nisur me një gol të shpejtë të Erzenit me autor Nonaton ndërsa më pas skuadra e Colellas që shënoi më pas tre herë me Carën, Rrapajn dhe Skukën duke krijuar iluzionin që po riktheheshin me një fitore që do të jepte sinjale kërcënuese për Tiranën por në fund, të dyja skuadrat ndahen me nga 1 pikë ndërsa Erzeni konformohet një kockë e fortë e këtij kampionati.
