Sfidat e një shqiptari në rrugët e Greqisë, balerini shqiptar tregon si u bë pjesë e në trupës së baletit të Athinës

Esmerald Bitri në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tregoi rreth karrjerës së tij në Greqi dhe sfidave me të cilat i është dashur të përballej në këtë rrugëtim.

Esmerald  ka emigruar në një moshë të vogël nga Shqipëria.

Esmerald Bitri: Po fillimi është gjithmonë i vështirë. Prindërit e mi janë marrë me art, të dy aktor në teatrin e Korçës fillimisht dhe më pas në Pogradec. Doja të shkoja në një vend që d të më jepte mundësinë të krijoja një të ardhme më të mirë dhe në aspektin profesional. Ka qenë një ndjenjë keqardhjeje që po lë vendin tim. Ndonjëherë kur kujtoj ato momente sërish i kujtoj ato ndjesi.

Pavarësisht se emigrojnë për një jetë më të mirë Esmeraldi tregon se jetesa në një vend tjetër ku nuk njeh njeri është diçka që të bën dhe melankolik.

Esmerald Bitri: Jetesa në një vend tjetër ku nuk njeh njeri është diçka që të bën dhe melankolik përveç pjesës pozitive që mund të ofrojë. Fillimet ishin të vështira. Në fillim u vendos anë një zonë periferike.

Cilat kanë qenë sfidat më të mëdha në rrugëtimin e baletit?

Esmerald Bitri: Sfidat kanë qenë kur unë isha shumë i vogël dhe mu desh të kërkoja shkollë baleti në atë zonë. Kishte shkolla private por nuk pranonin djem. Ishte një mentalitet i shoqërisë greke në atë kohë që nuk i çonin djemtë për balet. Mu desh të gjeja një shkollë baleti që pranonte djem. Pasditeve shkoja në shkollën e baletit, zona ishte e largët, prisja autobusin dhe udhëtoja larg, e kthehesha në orën 11 të darkës. Kthehesha me autobusin e fundit. Ndonjëherë kthehesha dhe me taksi për shkak të orëve të zgjatura.

A ke ndjerë diskriminim për origjinën tënde?

Esmerald Bitri: Për fat të mirë kam gjetur një klimë të përzemërt pasi ato zona përreth Athinës janë banuar  hershëm nga arvanitas.  

Rolet e tij janë të shumta dhe mund të thuhet se është një model suksesi.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.