Rikthehet Superiorja, Kukësi humbet dhe zëvendëson Dobin me Hallaçin, Bylis mundent nga Laçi

Dy humbje të skuadrave vendase dhe fitore të udhëtueseve me të njëjtin rezultat, 1-0. Nis në mënyrën mëtë keqe të mundshme kampionati për Kukësin dhe Bylisin që munden në shtëpi pasi skuadrag e Superiores janë rikthyer në fushë pak më pak se një muaj pas ndalesës së kampionatit.

Humbja e Kukësit ndaj Teutës në “Zeqir Ymeri” komplikon situatën e verilidnorëve që ndryshojnë edhe stolin pasi Enkeleid Dobi është larguar dhe në vendin e tij është emëruar trajneri i skuadrës U-21 dhe ish-kapiteni kuksian, Rrahman Hallaçi. Për Hallaçin ky është një rikthim në skuadrën e parë sepse ish-mbrojtësi e ka drejtuar edhe më parë ekipin e parë.

Rikthehet Superiorja, Kukësi humbet dhe zëvendëson Dobin me
Rrahman Hallaçi

Me këtë humbje, Kukësi mbetet në vendin e 7 me 12 pikë, po aq sa Bylisi dhe 1 më shumë se Teuta ku Edi Martini nda ndalesën e parë siguroi një fitore të rëndësishme. Në takimin tjetër, atë të Ballshit, mallakastriotët  mundën 1-0 nga Laçi që gjen një tjetër fitore të rëndësishme.

Golin e shënoi nigeriani Adeleke në minutën e 41 duke i dhënë një fitore shumë të rëdësishme edhe skuadrës kurbinase ku debutoi në stol Gentian Mezani.